Çfarë ndodhë nëse për një javë jetoni si modele e Victoria’s Secret? NULL NULL 09.12.2015 14:20 09.12.2015 14:20 Jeta glamuroze e modeleve të Victoria’s Secret, mund të tërheqë zilinë e miliona njerëzve, mirëpo sipas një gazetareje, ato e kanë shumë më të vështirë se sa na duket neve. Carly Cardellino, 32 vjeçare e cila punon për revistën amerikane të femrave Cosmopolitan, ka shkruar një artikull për mënyrën e jetës së modeleve të famshme të kompanisë Victoria’s Secret. Carly ka vendosur që vetë ta provojë në një javë, se si është të jesh një “Engjëll i Victoria’s Secret”. Ajo ka bashkëpunuar me modelen Lilu Aldridge, për të zbuluar se si jeton ajo dhe si ia arrinë të jetë aq në formë. “Nuk vija krahë e as nuk vishja të brendshme 2 milionë dollarëshe, mirëpo kam punuar me trajnerin e saj dhe kam ngrënë gjithçka që ajo ha, grimohesha si ajo e po ashtu punoja me ekspertët e bukurisë me të cilët punon ajo”. Për tu dukur si engjëjt e Victoria’s Secret, thotë Carly, të duhen orë të tëra në palestër e shume kohë para karriges ku rregullohen flokët e grimi. Madje Carly ka marrë edhe mësime baleti për të mësuar ecjen dhe lëvizjet me delikatesë, dhe thotë se diçka e tillë ishte shumë e vështirë për të. E më i rëndësishmi në këtë mes, është ushqimi që ato konsumojnë. Carly kishte ngrënë njëlloj sikurse modelet e Victoria’s Secret, ushqim ky që kushton goxha shumë. Ajo ishte parapaguar në sistemin e shërbimit të ushqimit Sakara Life, ushqim tërësisht organik dhe shumë i shëndetshëm që kushton 99 dollarë për një ditë. Ajo tregon se kompania ia sillte ushqimin te dera e dhomës së saj në ora 5 të mëngjesit dhe ushqimi ishte i programuar në atë mënyrë që modelet të mbajnë atë peshë dhe atë lëkurë rrezatuese, shkruan Business Insider, transmeton Klan Kosova.