Çfarë na shtyn drejt tradhtisë? NULL NULL 03.06.2018 09:56 03.06.2018 09:56 Çështjet e tradhtisë do të jenë gjithnjë ndër më të diskutuarat për aq kohë sa njerëzit tradhtojnë. Por çfarë e shtyn njërin nga partnerët të kryejë një tradhti? Në fakt, ekzistojnë disa situata dhe rrethana të cilat rrisin edhe më rrezikun e një tradhtie. Mungesa e intimitetit emocional Mungesa e një komunikimi intim shtyn që burrat dhe gratë drejt tradhtisë. Ekziston një lloj steriotipi që thotë se burrat tradhtojnë vetëm për seks. Në fakt kjo nuk është e vërtetë, shkruan anabel. Shumë prej tyre e bëjnë këtë për shkak se ndihen bosh emocionalisht Ndikimi i eksperiencave dhe shoqërisë Nëse dikush në eksperiencën e mëparshme është përballur me tradhtinë, propabiliteti që ata ta bëjnë sërish me këtë me partnerin e ri është i madh. Lidhja intime është bërë e mërzitshme Mungesa e emocioneve të reja në jetën seksuale është arsyeja kryesore pse tradhtojnë rreth 70% e burrave dhe 49% e grave. Interes i tepërt për rrjetet sociale Zakonisht në një çift, partneri që është më tepër i dhënë ndaj rrjeteve sociale, ka më shumë shanse për të tradhtuar. Tundimi është i madh dhe shkëputja nga realiteti gjithashtu. Thjesht sepse nuk vepron dot ndryshe Ka njerëz të cilët nuk imagjinojnë dot jetën e tyre pa adrenalinë dhe rrezik. Pavarësisht statusit, eksperincave apo kushteve të tjera në të cilat ndodhen, këta njerëz tradhtojnë dhe justikohen duke thënë se s’bëjnë dot ndryshe