Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë mund të ndiqni sot në Klan Kosova? (VIDEO)

NULL NULL
31.12.2016 10:06

Sonte është nata më e rëndësishme e vitit, e ne në Klan Kosova kemi punuar gjatë që këtë natë për juve ta bëjmë sa më të paharrueshme.

Në Klan Kosova, qysh në mëngjes në ora 08:00 keni pasur mundësi të ndjeni festën me Orën 7.

Pasdite do të keni shumë çfarë të shihni me Ju Flet Prishtina, ku kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti do të jetë i ftuar në debat. Por, ju do të mund të shihni shumë politikanë të cilët do e “ndërrojnë profesionin”.

Më pas në emisionin Ora e Pasditës do të mund të ndiqni kujtimet dhe momente të shumta të vitit 2016.

Gjatë pasdites festive do të mund të shikoni ngjarjet kryesore në fushën e artit që shënuan vitin 2016, por natyrisht që nuk do të mungojë edhe muzika.

Vitin 2017 do mund ta prisni me Nd’rrimin e Natës. Artistët më të mirë do ju kthejnë në kohë me hitet e tyre të viteve të viteve 2000.

lajme të ngjashme