Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë mund të ndiqni sonte dhe nesër në TKK?

NULL NULL
13.11.2015 15:08

Adhuruesit e shfaqjeve tetatrale sonte dhe neser do të mund t’i shikojnë dy shfaqje të ndryshme në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Sonte në fillim prej orës 20:00, ansambli “Shota” do të prezantojë koncertin premierë, njofton Klan Kosova.

Ky është koncerti recital i Xhemali Bershirës, i cili do të prezantohet në kuadër të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”.

Përveç kësaj koreografie premierë, gjithashtu sonte do të mund të shikoni valle të tjera të realizuara nga Xhemali Berisha ndër vite.

shota

Kurse të shtunën në fillim prej orës 20:00 do të mund ta shikoni shfaqjen mysafire nga Teari Profesionit i Prizrenit, “Shërbëtori i dy zotërinjve”.

Kjo është një komedi nga italiani Carlo Goldon dhe me regji të Kushtrim Bekteshit.

Në këtë shfaqje në rolin kryesor është një shërbëtor, i cili me plotë zell mundohet tu shërbejë dy zotërinjve për të përfituar sa më shumë, por për shkak të naivitetit të tij ai shkakton shumë ngatërresa sa për pak i çon personazhet e tjera në tragjedi.

Në këtë shfaqje luajnë: Ernest Malazogu, Xhejlane Tërbunja, Muhamet Arifi, Afrim Muçaj, Alban Morina, Zanë Duraku, Hajat Topçilla, Fetah Paçarizi, Alban Krasniqi si dhe Alban Çela.

sherbetori

 

lajme të ngjashme