Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë ka pranuar Hamasi dhe çfarë ka refuzuar nga plani i Trumpit?

NULL NULL
04.10.2025 07:40

Hamasi, grupi që kontrollon Gazën, i është përgjigjur planit 20-pikësh të Trumpit për të ardhmen e Rripit të Gazës.

Deklaratat e së shtunës nuk çojnë në një marrëveshje të plotë, por Hamasi ka pranuar disa nga elementët thelbësorë që vendet perëndimore dhe të Lindjes së Mesme i shohin si të nevojshëm për t’i dhënë fund luftës.

Pikat për të cilat ata bien dakord:

Hamasi pranoi të lirojë të gjithë pengjet e mbetura izraelite, vetëm disa orë pasi Presidenti i ShBA-së Donald Trump u dha atyre një afat deri në orën 12:00 (sipas kohës lokale të Kosovës) të dielën për të pranuar planin e tij të paqes për Gazën.

Gjithashtu tha se “rinovon marrëveshjen e saj për t’ia dorëzuar administrimin e Rripit të Gazës një organi palestinez të pavarurish (teknokratësh), bazuar në konsensusin kombëtar palestinez dhe mbështetjen arabe dhe islamike”.

Por Hamasi dëshiron negociata të mëtejshme mbi këto pika:

Grupi nuk përmendi çarmatimin në deklaratën e tyre.

Gjithashtu nuk pranoi të mos luante më rol në qeverisjen e Gazës.

Është e paqartë nëse Trump do të pranojë rinegocimin e këtyre çështjeve, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme