Çfarë i ndodh trupit nëse flemë më shumë seç duhet? NULL NULL 27.06.2018 09:20 27.06.2018 09:20 Gjumi është shumë i rëndësishëm për shëndetin tonë dhe këtë gjë e kuptojmë vetëm pas një dite të lodhshme e me shumë aktivitet. Ai ju ndihmon të relaksoheni, të fokusoheni dhe të qëndroni të vëmendshëm gjatë ditës, si dhe i jep trupit mundësi të rigjenerojë funksionet e tij. Gjithashtu, gjumi lufton obezitetin, diabetin dhe sëmundjet e zemrës. Por kjo nuk do të thotë se mund të kaloni orë të tëra duke fjetur, shkruan shije.al. Gjumi është thelbësor për shëndetin, por nëse e teproni mund të ndikojë për keq. Ja disa nga gjërat e këqija që mund të ndodhin kur flini shumë: Mund të shkaktojë probleme me zemrën. Çon në shtim të peshës e deri në obezitet. Rrit rrezikun e diabetit. Shkakton stres. Dëmton trurin. Shkakton vdekje të parakohshme. Shkakton dhimbje koke. Shkakton dhimbje të mesit dhe shtyllës kurrizore.