Çfarë i ndodh organizimit nëse hani panxhar çdo ditë? NULL NULL 15.02.2021 13:05 15.02.2021 13:05 Panxhari ka vlera fantastike që ofron për shëndetin e njeriut. Në praktikë, kjo perime e nëntokës merr prej saj vlerat dhe ushqyesit më të mirë e të rëndësishëm për organizmin. Kjo perime duhet konsumuar rregullisht që të përmirësojnë funksionimin e trupit. Cilat janë përfitimet? Performancë më e mirë fizike Studimet kanë konfirmuar se lëngu i panxharit përmirëson forcën e njeriut gjatë aktivitetit fizik dhe i jep atij më shumë energji. Ky lëng duhet pirë 90 minuta përpara aktivitetit fizik ndërkohë që efekti i tij jepet 2-3 orë pas tretjes. Peshë më e shëndetshme Njerëzit që hanë më shumë panxhar ose pinë lëngun e tij rregullisht kanë tendencën të bëjnë zgjedhje më të mençura ushqimore, shkruan agroweb. Falë tyre, por edhe vlerave të rëndësishme që ofron panxhari, ruajtja e një peshe të shëndetshme trupore bëhet më e lehtë. Tensioni i ulët i gjakut Panxhari është një perime shumë e mirë për uljen e tensionit të gjakut dhe konsiderohet si një trajtim alternativ mjekësor ndaj hipertensionit. Ai rekomandohet të konsumohet rregullisht si një kurë e rëndësishme kundër tensionit të lartë. Qarkullimi i gjakut Panxhari ka tendencën të hapë enët e gjakut dhe të përmirësojë qarkullimin e tij. Ky efekt vërehet kur panxhari konsumohet rregullisht i gatuar ose në formën e lëngut. Tretje më e mirë Panxhari është shumë i pasur me fibër. Një racion me panxhar ofron 3.8 gramë fibë ose 15% të dozës së rekomanduar ditore. Fibra është e mrekullueshme për sistemin tretës. Gjumë më i mirë Përbërësit aktivë të panxharit përmirësojnë shumë funksione të trurit përfshirë: aftësitë e të nxënit, kujtesën, transmetimin e impulseve nervore dhe zbutjen e inflamacionit kronik. Për më tepër, këto substanca aktive janë domethënëse për përmirësimin e cilësisë së gjumit. Kujdes Lëngu i panxharit është shumë i fuqishëm dhe nëse e teproni mund të shkaktojë kaos në sistemin tretës. Konsumi i tepruar i lëngut të panxharit shkakton akumulimin e metaleve si hekuri, magnezi dhe fosfori në mëlçi.