Çfarë fati!! Dy herë fitues lotarie brenda muajit NULL NULL 03.06.2022 00:29 03.06.2022 00:29 Një burrë nga Michigan i ShBA-së është tejet me fat, meqë ka fituar dy çmime të lotarisë brenda një muaji, me një total prej më shumë se 1.3 milion dollarësh. “Kur pashë tre simbolet e jackpot-it në të njëjtin rresht, kapa menjëherë telefonin tim për të skanuar biletën në aplikacionin e lotarisë. Kur pashë shumën të dilte në ekran, iu drejtova shokut tim dhe i thashë: “Ti nuk do ta besosh këtë!’ Isha pa fjalë”, kujton 33-vjeçari. “Fitimi i këtij çmimi është ndryshimi i jetës. Kjo do të më lejojë të bëj gjëra që nuk do të ishin të mundura ndryshe”, shtoi ai.