Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë e shkakton ngërçin në këmbë dhe si ta heqni qafe atë?

NULL NULL
24.07.2021 10:30

Ngërçet janë një gjendje e zakonshme dhe shumë e dhimbshme, ato prekin veçanërisht personat mbi moshën 60 vjeçare dhe gratë shtatzëna.

Gjatë një ngërçi, muskujt tuaj papritmas tkurren, duke shkaktuar dhimbje, ky njihet si spazmë, dhe mund të zgjasë diku nga disa sekonda deri në 10 minuta.

Shkaqet përfshijnë sëmundjen e mëlçisë, alkoolizmin, dehidratimin, sëmundjen e Parkinsonit, diabetin, çrregullimet neuromuskulare e të tjera, shkruan The Sun, përcjell KlanKosova.tv

Sëmundja e arteries periferike është gjithashtu një shkak i ngërçeve dhe mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme e një goditjeje vdekjeprurëse ose sulmi në zemër.

Ju duhet të vizitoni mjekun tuaj, vetëm nëse ngërçet në këmbë janë shumë të shpeshta, të forta dhe që ndikojnë në cilësinë e jetës ose gjumin tuaj.

Shumica e ngërçeve mund të lehtësohen duke ushtruar muskujt e prekur ose duke masazhuar ata.

Bërja e një banjë të ngrohtë ose përdorimi i një pakete akulli gjithashtu mund të ndihmojë në eliminimin e ngërçeve.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.