Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Çfarë duhet të dini për puthjen

NULL NULL
14.07.2015 13:10

Për të arritur puthjen e përsosur me siguri që ajo do të ndodh vetëm me personin të cilin e duam vërtetë.

Ka më shumë sinqeritet dhe afërsi në puthje me personin që e duam në krahasim me atë që nuk e duam. Edhe pse puthja bashkon njerëzit, ka edhe të atillë që frikësohen të puthin dikë. Puthja duhet të ndodhë atëherë kur të dy palët janë të relaksuar dhe e dëshirojnë një gjë të tillë. Në mënyrë që kjo të shkojë më së miri duhet të keni parasysh disa gjëra.

Pasi janë meshkujt nismëtarët e kësaj procedure, kemi disa këshilla për ju:

Duhet të mbani mirë higjienën orale, që do të thotë se para se të puthni dikë duhet të lani mirë dhëmbët, pastaj duhet të hiqni qafe mjekrrën tuaj, pasi femrave nuk ju pëlqen mjekrra deri sa putheni. Mundohuni ta lexoni puthjen, sepse çdo person puth ndryshe një person tjetër.

Që puthjet të kenë ëmbëlsi edhe më tepër, atëherë ato mund t’i shoqëroni me çokollatë, krem, kënaquni me buzët e saj, por asnjë moment mos u bëni i egër duke e mbërthyer menjëherë dhe me lëvizje të pakontrolluara, duhet ta puthni sa më butësisht.

lajme të ngjashme