Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kompania e vinçit shpreh dhimbjen pas vdekjes tragjike të punëtorit të saj, Ermal Sherifi

NULL NULL
29.07.2026 12:11

Kompania “Sigma Crane & Transport” Sh.p.k., me seli në Ferizaj, ka reaguar për herë të parë pas aksidentit tragjik në Prishtinë, ku humbi jetën punonjësi i saj, 26-vjeçari Ermal Sherifi, si pasojë e rrëzimit të një vinçi.

Përmes një postimi të publikuar në Facebook, kompania i ka shprehur ngushëllime familjes Sherifi dhe ka nderuar kujtimin e të ndjerit, duke e cilësuar humbjen e tij si një dhimbje të madhe, transmeton Klankosova.tv.

“Në emër të familjes sonë, me dhimbje të thellë ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e rëndë të bashkëpunëtorit tonë Ermal Sherifi”, thuhet në reagimin e kompanisë.

Në mesazhin e saj, kompania ka shprehur edhe lutje për të ndjerin, duke shkruar: “Lutemi për shpirtin e tij të bardhë që Zoti ta mëshirojë në gradat më të larta të Xhenetit.”

Po ashtu, ngushëllime u janë shprehur edhe familjarëve të viktimës.

“Familjes Sherifi ngushëllimet më të sinqerta. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen dhe ua shtoftë durimin në këto momente të vështira”, thuhet më tej në njoftim.

Ndërkohë, lidhur me aksidentin fatal, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se janë ndaluar tre persona, të cilët dyshohen për veprat penale “asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse”, “rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

lajme të ngjashme