Çfarë çmimi fitoi Dua Lipa në “American Music Awards 2022”? NULL NULL 21.11.2022 11:41 21.11.2022 11:41 Këngëtarja shqiptare me reputacion ndërkombëtar Dua Lipa ka arritur të rrëmbejç një nga çmimet e American Music Awards 2022, ani pse nuk ishte pjesë e evenimentit. Lipa bashkë me Elton John u shpërblyen me çmimin “Bashkëpunimi më i mirë” për këngën “Cold Heart”, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv. Kënga ka shënuar sukses që nga publikimi duke fituar vendet e para në platformat kryesore të transmetuesve muzikorë. “Cold Heart” u bë kënga e tetë e Elton John që zuri vend në atdheun e tij dhe i pari për 16 vjet, duke e bërë legjendën e pop-it artistin e parë në histori që arrin me një këngë në “Top 10” në Mbretërinë e Bashkuar në gjashtë dekada të ndryshme.