Çështja “Partizani”, Sali Berisha paraqitet në SPAK NULL NULL 21.04.2025 09:33 21.04.2025 09:33 Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha ka mbërritur në SPAK, i shoqëruar nga dhjetëra simpatizantë të tij, për të bërë paraqitjen e radhës para oficerit të policisë gjyqësore, pasi mbi të rëndon ende masa e sigurisë “detyrim paraqitje”. Ajo çka ra në sy ishte fakti se Berisha u fut në ambientet e Gjykatës së Posaçme duke mbajtur në kokë kapelën që mban numrin 1, atë të cilin Partia Demokratike do e ketë në fletën e votimit në zgjedhjet e 11 Majit, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv. Sipas SPAK, që kërkon kalimin në gjykim të çështjes “Partizani”, për të cilën akuzohet ish-kryeministri, Berisha ka miratuar ligje dhe akte nënligjore për të favorizuar dhëndrin e tij,Jamarbër Malltezi, po ashtu i pandehur në çështje për “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Seanca e radhës për dosjen “Partizani” do të zhvillohet më 23 prill.