Çështja e presidentit, Kurti takohet sot me Abdixhikun NULL NULL 23.02.2026 07:23 23.02.2026 07:23 Këtë të hënë, kryeministri Albin Kurti do ta takojë kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. Kështu ka bërë të ditur Qeveria e Kosovës përmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosovat.tv. Të dielën, kryeministri u takua me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamzën, ku folën edhe për çështjen e presidentit. Një temë e tillë pritet të rrahet edhe në takimin e sotëm mes Kurtit dhe Abdixhikut.