Çështja e Presidentit, Kurti sot takon Abdixhikun NULL NULL 02.03.2026 06:57 02.03.2026 06:57 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, dje gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka bërë të ditur se sot do të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun. Temë kryesore e këtij takimi do të jetë zgjedhje e Presidentit. “Nesër do të takoj edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun, ku do të diskutojmë edhe me të lidhur me këtë process”, deklaroi Kurti. Ky do të jetë takimi i dytë që do të realizohet për të njëjten temë, pasi të dy u takuan edhe javën e kaluar. Bazuar në afatet për zgjedhjen e Presidentit, data e fundit është 4 marsi në të kundërten vendi do të shkojë sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.