Çështja e presidentit: Kurti ka nisur takimin me Abdixhikun në Kuvendin e Kosovës NULL NULL 23.02.2026 14:30 23.02.2026 14:30 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimin me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, për të diskutuar çështjen e presidentit. Takimi që ishte caktuar të fillojë në orën 14:00, po zhvillohet në objektin e Kuvendit të Kosovës, raporton Klankosova,t Para se të futej në Parlament, lideri i LDK-së, premtoi se do të deklarohet për media pasi të përfundojë takimi. Për zgjedhjen e presidentit, Kurti ka folur edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Kujtojmë se presidentes aktuale, Vjosa Osmani, i skadon mandati më 4 prill, teksa afati i fundit për votimin e presidentit është 4 marsi. Pas Abdixhikut, edhe Kurti arrin në parlament për takimin mbi presidentin Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidentit