Çështja e Presidentit, Kurti dje u takua me Osmanin NULL NULL 03.03.2026 09:45 03.03.2026 09:45 Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, pas takimit që pati dje me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar edhe një takim me presidenten Vjosa Osmani. Burime të Klankosova.tv bëjnë me dije se takimi ka zgjatur një orë. Jozyrtarisht bëhet e ditur se tema të këtij takimi ishin opsionet konkrete për tejkalimin e ngërçit politik, përfshirë koordinimin institucional dhe hapat e fundit para skadimit të afatit kushtetues. Kanë mbetur edhe dy ditë deri në përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri. Partitë politike parlamentare ende nuk kanë arritur marrëveshje për të siguruar 80 votat e nevojshme. 5 marsi është dita e fundit kur deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta zgjedhin presidentin.