Celtics fiton në shtesë derbin e finalistëve (VIDEO) NULL NULL 20.01.2023 07:49 20.01.2023 07:49 Boston Celtics ka shënuar fitore të ngushtë ndal Golden State Warriors me rezultat 121:118 pas kohës shtesë, duke e mundur kështu klubin që ua rrëmbeu titullin në finalet e sezonit të kaluar në NBA. Jayson Tatum realizoi 34 pikë e 19 kërcime për ta udhëhequr ekipin e tij drejt triumfit. Në anën tjetër, Stephen Curry me 29 pikë ishte pikëshënuesi më i mirë te mysafirët. Me këtë fitore Bostoni mban sigurt pozitën e parë në Konferencën Lindore me 34 fitore nga 46 xhiro, teksa Golden State Ëarriors numëron 22 fitore karshi 23 humbjeve, duke zënë vendin e tetë në Konferencën Perëndimore.