Celtics dhe Timberwolves afër kalimit në raundin tjetër NULL NULL 24.04.2023 08:40 24.04.2023 08:40 Boston Celtics ka shënuar fitoren e radhës ndaj Atlanta Hawks, me rezultat 129-121, duke e çuar serinë në 3-1. Celtics dominuan në dy çerekët e parë dhe në të fundit për ta siguruar fitoren në fund. Më i dalluari në fitoren e Bostonit ishte Jaylen Brown, me 31 pikë, katër kërcime dhe tri asistime. Minnesota Timberwolves triumfoi ndaj Denver Nuggets me rezultat 114-108, në ndeshjen e katërt të “Play-Off”-it. Kështu Nuggets janë duke udhëhequr me rezultat 3-1, dhe iu duhet edhe një fitore për ta siguruar fazën tjetër. Kjo ndeshje ishte mjaft e baraspeshuar pasi sa njëra sa tjetra ishte duke dominuar, por në fund fitorja i takoi Minnesotas. Më i dalluari në ndeshje ishte Nikola Jokiq me 43 pikë, 11 kërcime dhe gjashtë asistime. /Klankosova.tv. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.