Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Celibashi: KQZ nisi përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit qysh para një viti (VIDEO)

NULL NULL
10.05.2025 17:33
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi ka thënë se ky komision ka nisur përgatitjet qysh para një viti për zgjedhjet e nesërme parlamentare.

Për “Info Magazine”, Celibashi tha se këtë vit do të implementohet identifikimi elektronik i votuesve, dhe do të aplikohet si pilot, votimi elektronik në dy njësi administrative në Tiranë dhe në Bashkinë e Vlorës, transmeton Klankosova.tv.

“Tashmë është një periudhë e gjatë që kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të 11 majit 2025, mund ta them që gati një vit. Prej një viti jemi duke punuar në mënyrë intensive për ta përgatitur këtë proces”.

“Mund ta them pa hezitim që deri një ditë para zgjedhjeve, i gjithë procesi përgatitor ka shkuar në përputhje me atë plan që ne kishim përgatitur. Shpresojmë që edhe nesër do të jetë nj ditë e qetë”.

“Sikur edhe para katër vjetëve, edhe këtë vit do të përdoret i njëjti sistem. Do të implementohet identifikimi elektronik i votuesve, do të aplikohet si pilot votimi elektronik në dy njësi administrative në Tiranë dhe në Bashkinë e Vlorës”, u shpreh Celibashi.

lajme të ngjashme