Çeku ‘godet’ Kurtin: Është njeriu i fundit që mund të lëvdohet se ka bërë diçka për ushtri (VIDEO) NULL NULL 24.12.2025 21:33 24.12.2025 21:33 Agim Çeku Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Agim Çeku ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin sa i përket fushës së sigurisë, përkatësisht Ushtrisë së Kosovës. Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Çeku tha se Kurti është njeriu i fundit që mund të lëvdohet se ka bërë diçka për ushtri, transmeton Klankosova.tv. “Nuk ka shtet pa ushtri, ne këtë e kemi arritur. Njeriu i fundit që mund të lëvdohet se ka bërë diçka për ushtri është Albin Kurti. Ushtrinë e kemi filluar me UÇK e TMK”, tha Çeku. Ish-kryeministri i Kosovës po ashtu tha se vendi në pesë vjetët e fundit është qeverisur nga një mentalitet i gabuar e komunist. “Kosova është keq. Keq është Kosova sepse po qeveriset nga një mentalitet i gabuar. Ky mentalitet qeverisës është ajo që mua më brengos më së shumti. Vet fakti që quhet Vetëvendosje domethënë është një term komunist i kohës së kaluar. Vet emërtimi ka dalë nga mentaliteti që ata kanë”, tha Çeku. “Por historia e tregon që gjithmonë kemi dalë fitues kur kemi qenë në koordinim”, tha ai.