Çeku: Deklarata e ambasadorit gjerman për shtëpinë e Xhafer Devës ishte totalisht e pamatur (VIDEO) NULL NULL 01.02.2024 21:49 01.02.2024 21:49 Foto: Klan Kosova/1 shkurt 2024 Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka folur për punën e renovimit të shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë. Në Rubikon të Klan Kosovës, ai theksoi se për këtë projekt u krijua një krizë nga një deklaratë e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, të cilën ky e konsideron të pamatur. “Ndoshta nuk mundem të them gjithçka tani sepse dua të pres momentin kur të përfundohet gjithçka edhe me e dhënën lajmin se gjithçka përfunduar”. “Sepse është prodhuar një krizë totalisht e panevojshme për shkak të një deklaratë totalisht të pamatur të ambasadorit gjerman”. “Ne e kemi nisur atë projekt kemi qenë të vendosur me e qu deri në fund, por e shkaktoi një krizë të panevojshme ndërkombëtare vetëm sa sqarimin u dashtë me dhënë për vende të ndryshme të botës, nuk mundëm me kuptu se si të japësh sqarime për një nijet të mirë”. “Gjithçka ka qenë e pastër në këtë rast, puna vazhdon aty dhe atë dua ta kryejë deri në fund”, ka thënë Çeku. Ambasadori gjerman e kishte quajtur Xhafer Devën një kolaboracionist nazist, dhe për këtë e ka kundërshtuar edhe renovimin e shtëpisë së tij.