Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ç’duhet të dini për virusin vdekjeprurës i cili bartet nga “Insekti i puthjes”

NULL NULL
20.08.2021 10:55

“Insekti i puthjes” strehon një sëmundje jashtëzakonisht infektive, e cila shpesh anashkalohet ose nuk dihet nga njerëzit.

Të ashtuquajturat “insekte të puthjes” mbartin sëmundjen Chagas e cila mund të jetë kërcënuese për jetën.

Ky virus mbart një parazit që përfundimisht shkatërron zemrën dhe sistemin tretës të një personi.

Transmetimet mund të ndodhin gjatë transfuzioneve të gjakut, dhurimit të organeve dhe nga nëna të foshnja gjatë shtatzënisë, shkruan The Sun, përcjell Klankosova.tv

Shumica e njerëzve që marrin parazitin janë asimptomatikë ose kanë simptoma shumë të lehta të ngjashme me gripin.

Përafërsisht 20 deri në 30 përqind e njerëzve të infektuar zhvillojnë komplikime kardiake ose gastrointestinale.

Rreth 8 milionë njerëz në Meksikë, Amerikën Qendrore dhe Amerikën e Jugut kanë sëmundjen Chagas, sipas Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe

Parandalimin e Sëmundjeve, dhe vret më shumë se 10 mijë njerëz në vit.

Kjo sëmundje u zbulua për herë të parë në vitin 1909 nga mjeku brazilian Carlos Chagas dhe aktualisht nuk ka shërim për sëmundjen Chagas.

lajme të ngjashme