Çdo ditë çokollatë të zezë! NULL NULL 03.01.2018 20:45 03.01.2018 20:45 Adhuruesit e çokollatës nuk kanë nevojë për justifikime që ta hajnë çdo ditë, por sugjerohet të jetë e zezë me përqindje të lartë të kakaos, transmeton Klan Kosova. Kjo konsiderohet si dietë e shëndetshme për këto arsye: 1-Ju bën të lumtur. Jo sepse ka shije të mirë, por sepse ka përbërës magnezin, i cili është një amino acid që stimulon prodhimin e hormonit të lumturisë në tru. 2-Përmban fibra të tretshme që ndihmojnë në uljen e kolesterolit, gjë që ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj. 3-Është e mirë për trurin pasi e mban aktiv dhe ju ndihmon të shmangni çmenduri të rastit. 4-Ndikon në uljen e rreziqeve të sëmundjeve kardiovaskulare me 57%. 5-Bën foshnjet të lumtura. Një studim finlandez tregon se nënat që kanë konsumuar çokollata gjatë shtatzanisë kanë lindur foshnja më të shëndetshme. 6-Kanë antioksident me bazë bimore që gjenden në kakao, të cilat ulin presionin e gjakut dhe kolesterolin. 7-Ndikon edhe në lëkurën tuaj duke ju mbrojtur prej djegies nga dielli, shkruan Ora, transmeton Klan Kosova.