Cavani ende i vendosur për t’u larguar nga Manchester United-i NULL NULL 23.04.2021 11:28 23.04.2021 11:28 Edinson Cavani e ka ritheksuar dëshirën e tij për t’u larguar nga Manchester United-i, sipas raportimeve nga Depo. Sulmuesi nga Uruguai, iu bashkua Djajve të Kuq si agjent i lirë vitin e kaluar, mirëpo duket se nuk e ka ndërmend të rrijë më gjatë në “Old Trafford”. Ai është lidhur ngushtë me një transferim te gjiganti i Argjentinës, Boca Junors. Deri tash, ish-ylli i Napolit dhe Paris Saint-Germain-it ka realizuar dhjetë gola nga 34 paraqitje për gjigantin anglez.