Çatia në flakë, banori ngjitet për të shpëtuar ç’të mundet (VIDEO) NULL NULL 26.07.2025 19:30 26.07.2025 19:30 Një zjarr ka përfshirë kulmin e një shtëpie në fshatin Banjë të Istogut gjatë ditës së sotme. Pamjet e siguruara nga Klankosova.tv tregojnë pronarin e shtëpisë mbi çati, duke u përpjekur me mjete të thjeshta të shuajë flakët dhe të parandalojë përhapjen e zjarrit. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe njësitë e zjarrfikësve, të cilat po punojnë për të vënë zjarrin nën kontroll dhe për të shmangur dëme të mëdha. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim.