Cassie reagon ndaj bastisjes së shtëpive të P.Diddy nga agjentë federalë NULL NULL 27.03.2024 09:18 27.03.2024 09:18 Cassie ka folur përmes avokatit të saj për bastisjen e shtëpive të ish të dashurit të saj, Sean Diddy Combs, nga agjentë federalë. Shumë shtëpi në pronësi artistit 54-vjeçar u bastisën mes akuzave për trafikim seksual të ngritura kundër tij muajt e fundit nga paditës të ndryshëm. Ka pasur akuza të shumta në disa padi civile kundër Diddy, duke përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore, të cilat ai i ka mohuar të gjitha. Cassie e cila poashtu ka ngritur padi ndaj reperit, lëshoi një deklaratë përmes avokatit të saj në përgjigje të bastisjeve. “Ne gjithmonë do të mbështesim zbatimin e ligjit kur ai kërkon të ndjekë penalisht ata që kanë shkelur ligjin. Shpresojmë që ky është fillimi i një procesi që do ta mbajë Combs përgjegjës për sjelljen e tij të shthurur”, thuhet në deklaratë, transmeton Klankosova.tv.