Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cameron u kërkon ligjvënësve amerikanë të votojnë për paketën e ndihmës prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën

NULL NULL
14.02.2024 12:27
David Cameron
David Cameron, Sekretar i Jashtëm i Britanisë së Madhe

David Cameron u ka kërkuar ligjvënësve amerikanë që të votojnë për një paketë ndihme sigurie prej 95 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe aleatët e tjerë.

Gjatë një vizite në Bullgari, sekretari i jashtëm u tha gazetarëve se Britania kishte njoftuar paketën e saj të mbështetjes për vitin e ardhshëm.

“Unë u bëj thirrje anëtarëve të Kongresit në ShBA që do ta shikojnë këtë sot të votojnë për paketën”, Cameron, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

“Kjo është absolutisht thelbësore për sigurinë amerikane. E gjithë bota do të shikojë se çfarë ndodh në Kongres”, shtoi ai.

lajme të ngjashme