Cameron: Ju pata paralajmëruar për Inteligjencën Artificiale NULL NULL 20.07.2023 11:08 20.07.2023 11:08 Regjisori James Cameron ka thënë që ai e ka paralajmëruar botën për rrezikun nga Inteligjenca Artificiale më 1984, por industria nuk e kishte dëgjuar. Ai këtë e përmendi gjatë një interviste për CTV News, duke iu referuar filmit fantashkencë, Terminator. “Ju pata paralajmëruar juve më 1984, por nuk më patët dëgjuar”, ka thënë Cameroni. Mirëpo përpos rrezikut që shfaq IA-ja në industrinë e argëtimit, Cameroni e sheh rrezikun edhe te operacionet ushtarake. “Mendoj që ne do të futemi në një garë ekuivalente të armëve bërthamore pe IA-në, dhe nëse nuk e ndërtojmë, atëherë sigurt do ta ndërtojnë të tjerët, e pastaj do ta eskalojnë”.