Camaj flet për librin e tij “Porosia e kullës”: Është një kujtim i jetës në vendin ku jam rritur NULL NULL 17.10.2024 23:55 17.10.2024 23:55 Sekretari i përgjithshëm i shoqatës Vatra, Pashko Camaj. Sekretari i përgjithshëm i shoqatës Vatra, Pashko Camaj sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur për librin e tij “Porosia e kullës”. Ai këtë libër e ka cilësuar si një kujtim të jetës, në vendin ku ai është rritur, përcjell Klankosova.tv “Libri im është një kujtim i jetës në vendin tim, në Malësi, ku jam rritur, 20-vjeçar”. “Njeriut në këtë botë i jepet mundësia që të arrijë dhe të kërkojë ëndrrat e veta, kudo që e dërgon jeta, pavarësisht se dhimbja është se largohesh nga vendi yt, por kjo nuk do të thotë se duhet të harrosh të kaluarën”, është shprehur tutje Camaj.