Caktohet seanca për formimin e Qeverisë së re NULL NULL 18.11.2025 16:48 18.11.2025 16:48 Seanca për formimin e Qeverisë së re, është caktuar të mbahet nesër, në ditën e fundit të afatit 15-ditor për ta mbyllur këtë proces. Klan Kosova ka mësuar se deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të mblidhen në orën 14:00. Por, paraprakisht, do të mbahet seanca për buxhetin e Republikës, duke filluar nga ora 11:00, raporton Klankosova.tv Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, është caktuar mandatar dhe akoma nuk dieht nëse partia e tij ka mbledhur votat. Pas raportimit të Klanit, edhe Kuvendi i Kosovës njoftoi për dy seancat e jashtëzakonshme. /Klankosova.tv Kuvendi njofton për dy seancat e jashtëzakonshme që mbahen nesër