Cakaj vjen në Prekaz për 28 Nëntor: Drenicë, Zemra e Shqiptarisë NULL NULL 2 muaj më parë 2 muaj më parë Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë që vjen nga Kosova, Gent Cakaj, ka zgjedhur që për 28 Nëntor të vijë në Prekaz. Ai ka bërë homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” i shoqëruar nga ambasadori shqiptar në Kosovë Qemal Minxhozi. “28 Nëntor, Prekaz, Drenicë, Zemra e Shqiptarisë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook ku ka bashkangjitur disa fotografi nga Prekazi që sot ishte i mbushur me qytetarë të shumtë. Cakaj, mëngjesin e 28 Nëntorit, e ka organizuar një videolidhje me kryediplomaten kosovare Meliza Haradinaj-Stublla dhe kryediplomatin e Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani.