Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Cakaj: Kur është në pyetje UÇK-ja duhet të përgjigjemi si komb

NULL NULL
11.11.2020 18:10

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj e ka pritur sot në takim ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Nait Hasani.

Cakaj dhe Hasani kanë biseduar për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Kryediplomati shqiptar ka thënë se kur është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të dyja vendet duhet të përgjigjen si një komb.

“Kur është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk duhet të përgjigjemi si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb”.

Njoftimi i plotë:

Nder i veçantë takimi me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Nait Hasani 🇦🇱🇽🇰!
Biseduam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e patjetërsueshme të përpjekjes së përbashkët në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kur është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk duhet të përgjigjemi si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb 🤝

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.