Çaji i nxehtë mund ta rrisë rrezikun e kancerit NULL NULL 14.09.2018 11:00 14.09.2018 11:00 Në të gjithë botën, çaji i nxehtë është një pije shumë e dashur. Euromonitor International ka vlerësuar se rreth 2.9 milionë ton çaj është konsumuar vetëm gjatë vitit 2016. Kjo duket e çuditshme sepse çajrat konsiderohen përpos si të shijshëm edhe se sjellin shumë përfitime shëndetësore për trupin e njeriut. Megjithatë, një studim i kryer nga Universiteti i Pekinit në Kinë, ka gjetur se nxehtësia e çajit ka ndërlidhje me fillimin e kancerit të ezofagut. Sipas World Cancer Research Fund International, ky lloj i kancerit është ndër tetë më të zakonshmit në mbarë botën, shkruan Medicalnewstoday, transmeton Klan Kosova. Sipas studiuesit Jun Lv, pirja e çajit të nxehtë në baza të rregullta lidhet me kancerin e ezofagut tek njerëzit të cilët gjithashtu konsumojnë duhan dhe alkool rregullisht. klankosova.tv