Bytyqi prezanton planin e tij për kryeqytetin NULL NULL 10.10.2017 21:20 10.10.2017 21:20 "Planin e kemi ndarë në dy pjesë: hoha e humbur duhet të kompenzohet dhe zhvillimi i kryeqytetit. Kjo ndarje ka ardhur pas analizës së situatës aktuale të qytetit" Kandidati për kryetar të Prishtinës nga NISMA, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se plani i tij për qeverisje ndahet në dy pjesë dhe niset nga kompenzimi i kohës së humbur, sic e ka quajtur ai, deri tek zhvillimi i kryeqendrës. Ai ka deklaruar se një pjesë tjera me rëndësi e platformës së tij janë edhe pastërtia dhe një trafik pa probleme, që mirë-funksionon, njofton Klan Kosova. “Planin e kemi ndarë në dy pjesë: hoha e humbur duhet të kompenzohet dhe zhvillimi i kryeqytetit. Kjo ndarje ka ardhur pas analizës së situatës aktuale të qytetit. Për pjesën e parë të programit jemi nisur nga incizimi i gjendjes, në mënyrë që qytetarët të mos përballen me problemet që kanë tani. Duam që Prishtinën ta kemi të pastër. Që secila lagje të ketë kujdestar të lagjes, që do të kujdesen për pastërtinë e saj. Cështja e trafikut është problematike, por ne mendojmë se me ligj do të ketë mundësi më të mëdha për ta ndrequr”.