Buxheti për zgjedhje: KQZ ia huq me 6 milionë, qeveria s’ia jep (VIDEO) NULL NULL 23.07.2025 20:45 23.07.2025 20:45 Paratë. Foto ilustruese. Kërkesën e quan në vendin e duhur, por përgjigje nuk morën. Lutja që Komisioni qendror i zgjedhjeve ia adresoi Qeverisë së Kosovës për buxhet shtesë mbi 6 milionë euro për zgjedhjet lokale nuk ka marr asnjë epilog. Kjo situatë vuri në lëvizje përgjegjësit për para në këtë institucion të rishikojnë nëse kanë mbetur mjete financiare që nuk janë shfryrtëzuar nëpër aktivitet të tjera. E kur gjetën dicka të tillë, thirrën mbledhje për të kërkuar alokimin e të hollave që mbetën ndër vite. Kjo pikë bëri që anëtarët e KQZ-së të shpëthejnë në akuza ndaj sekretariatit, për sic thonë mos analizim të mirë e huqje financiare. Një tjetër fajtor e la komisionin për financa. Edhe shuma që u kërkua që e madhe. Mundi që këta e bënë megjithatë u vlerësua. Debati e vonoi pak votimin e kësaj kërkese, por miratimi ndodhi. Më 6 vota pro, 2 kundër e një abstenim u miratua kërkesa për ridestinim e këtyre mjeteve per zgjedhjet që pritet të mbahen në vjeshtë.