Buta nga burgu në Prive Klan Kosova: S’ka rrena në çdo muzikë që knoj NULL NULL 14.10.2025 22:52 14.10.2025 22:52 Betim Januzi i njohur si Buta në një intervistë ekskluzive për Prive Klan Kosova ka folur për periudhën pas daljes nga burgu, kur u arrestua për posedim të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje. Ai tha të gjitha lajmet që kanë dalë kohët e fundit adresohen në albumin e tij. Ndërkaq, lidhur me kritikat që ka marrë, Buta edhe një herë iu rikujtoi fansave se nuk gënjen në muzikën e tij. “S’ka rrena në çdo muzikë që knoj, nuk kam rrena, nuk rrej”, tha Buta në Prive Klan Kosova. Lidhur me këngën e fundit të publikuar, Buta tha se është i kënaqur me realizimin, duke nënvizuar se e xhiroi po atë ditë që doli nga burgu. /Klankosova.tv Ndiqeni storjen e realizuar nga Prive Klan Kosova: