Burri nga Mitrovica e Veriut ankohet se i është dëmtuar vetura gjatë natës NULL NULL 22.08.2023 10:08 22.08.2023 10:08 Një veturë është sulmuar të hënën në mbrëmje në rrugën e “Kollashinit” në Mitrovicë të Veriut. Ankuesi kosovar ka njoftuar se i është dëmtuar xhami i veturës nga persona të panjohur, transmeton KlanKosova.tv. Policia njofton se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se është duke e hetuar rastin.