Burri nga Malisheva në Ditën e parë të Bajramit raportohet në polici nga e dashura NULL NULL 31.03.2025 09:02 31.03.2025 09:02 Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në Kosovë. Një rast i tillë ka ndodhur në Malishevë, të shtunën më 29 mars. E një grua, shtetase e huaj të nesërmën vendosi të shkojë në polici. Ajo aty e raportoi rastin që për të dyshuar ka bashkëjetuesin e saj, njofton raporti 24 orësh i policisë transmeton Klankosova.tv Viktima ka deklaruar se ndaj saj u ushtrua dhunë fizike dhe psikike. Sipas organeve të rendit, ende nuk është siguruar prezenca e të dyshuarit. Rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si “Dhunë në familje”./ Klankosova.tv