Burri në Mirditë e vret gruan aksidentalisht teksa e pastronte armën NULL NULL 21.08.2022 13:32 21.08.2022 13:32 Një 61-vjeçar nga Mirdita e ka vrarë aksidentalisht gruan e tij derisa pastronte një armë zjarri. Policia bën të ditur se Spitali Rajonal Rrëshen ka njoftuar se e ndjera ishte dërguar nga të afërmit e saj për ndihmë mjekësore. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Jezull. I dyshuari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. /abcnews.al/