Burri në Malishevë e bën për spital gruan NULL NULL 11.02.2025 10:22 11.02.2025 10:22 Foto ilustruese e Policisë së Kosovës. Është arrestuar një burrë në Malishevë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Policia ka njoftuar se gruaja ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq i dyshuari është dërguar në mbajtje, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare”. “Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raportin e policisë.