Burri dhe gruaja festojnë 100-vjetorin e lindjes bashkë NULL NULL 16.09.2024 11:02 16.09.2024 11:02 Një çift i martuar që 80 vjet më parë u takua në një bar, kanë festuar ditëlindjen e tyre të 100-të së bashku. Peter dhe Peggie Taylor u martuan 78 vjet më parë pas takimit krejt rastësor në vitin 1944. Tani burri dhe gruaja janë bërë 100 vjeçarë pasi Peter mbushi 100 vjeç më 11 prill ndërkaq Peggie më 26 gusht, transmeton Klankosova.tv. Peter dhe Peggie janë një nga çiftet më të vjetra të Britanisë. Ata kanë jetuar në Crewe, Cheshire, që nga fëmijëria pasi familjet e tyre u shpërngulën në qytet si punonjës të hekurudhës. Dyshja ia vunë sytë njëri-tjetrit në barin e Kettell në Crewe gjatë Luftës së Dytë Botërore.