Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Burrat tregojnë disa nga arsyet pse i braktisin gratë

NULL NULL
13.08.2018 09:32

Ju me siguri keni një mikeshë e cila është inteligjente, tërheqëse dhe e arsimuar, transmeton Klan Kosova.

Pra me një fjalë ajo i ka të gjitha, por është e pakënaqur në jetën e dashurisë.

Në bazë të një studimi, mund t’i kuptoni arsyet pse këto gra shpesh përfundojnë në lidhje të dështuara të dashurisë.

Ato kanë ndryshime në humor

Shumë femra kur fotografohen mundohen që t’i kenë shprehjet e fytyrës të ngjashme me ato të modeleve që dalin nëpër ballinat e revistave.

Kjo i bën ato të duken të ftohta, arrogante dhe shumë krenare.

Mirëpo kur meshkujt zgjedhin një partner, ata preferojnë femrat e buzëqeshura dhe të hapura.

Ato i komplikojnë shumë gjërat 

Nganjëherë femrat janë të prirura të jenë tepër dramatike dhe të lexojnë shumë në mes të linjave edhe kur nuk duhet.

Ekziston dallimi në mënyrën se si mendojnë meshkujt dhe femrat.

Shumica e meshkujve kanë një mendje të qartë dhe logjike, dhe gratë shpesh i kushtojnë shumë vëmendje detajeve të panevojshme.

Nuk dinë si t’i dashurojnë meshkujt

Burrat dhe gratë jo gjithmonë flasin të njëjtën gjuhë dashurie. Psikologët janë të bindur se burrat duhet të ndjejnë respektin e partnerit të tyre.

Ndërsa gratë e vlerësojnë  më shumë shprehjen e ndjenjave romantike. Ashtu si në çdo gjë, është e rëndësishme të gjesh ekuilibrin e duhur.

Nuk kujdesen shumë për pamjen e jashtme

Shumë meshkuj e konsiderojnë bukurinë e një gruaje  si pasurinë e tyre më të vlefshme. Natyrisht, karakteri i tyre, inteligjenca dhe tiparet e tjera të personalitetit janë gjithashtu shumë të rëndësishme, por pamja e tyre është gjëja e parë që njerëzit (jo vetëm meshkujt) vënë re.

 

 

 

lajme të ngjashme