Burrat i duan gratë që nuk u gjunjëzohen? NULL NULL 27.10.2025 12:16 27.10.2025 12:16 Burrat shpesh kanë prirje që të kenë më shumë pëlqim për vajzat më të llastuara dhe gënjeshtare. Shumica e meshkujve kërkojnë nga gratë të jenë të rrezikshme, të dinë çka duan, të kenë jetën e tyre, punën, ambiciet, qëndrimet e palëkundshme dhe të mos thyhen lehtë. Gratë që nuk i gjunjëzohen burrit, sipas disa studimeve janë më tërheqëse dhe më të dëshirueshme në kohën moderne, në krahasimi me femrën e ndjeshme e cila e pret princin me kalë të bardhë. Edhe pse nuk është e thënë që kjo të jetë e vërtetë, disa meshkuj janë të bindur se vajzat dhe gratë e tilla janë më të përshtatshme, sepse sipas tyre, nuk do t’i mërzisin me butësi dhe me kërkesa që konsiderohen romantike. Gratë e tilla janë zakonisht të pavarura dhe nuk e çajnë kokën në lidhje me atë se çfarë të tjerët duan nga to, apo edhe çfarë mendimi kanë për to. Sipas studimeve, ato kënaqen edhe me kujdesin e burrave, por kurrë nuk zbulojnë ndjenja të tepërta. Ato e jetojnë momentin dhe nuk lodhin veten me formalitete.