Burimet e Vatikanit zbulojnë detaje të momenteve të fundit të Papës NULL NULL 22.04.2025 19:10 22.04.2025 19:10 Burime nga Vatikani kanë dhënë më shumë detaje për momentet e fundit të Papës. Bëhet e ditur se të hënën në mëngjes, Papa u zgjua rreth orës 6 të mëngjesit dhe ishte mirë për të paktën një orë. Por rreth orës 7 të mëngjesit, njësia mjekësore e Vatikanit mori një telefonatë urgjente nga apartamenti i tij në Casa Santa Marta. Zyrtarët e Vatikanit konsideruan një transferim urgjent në Spitalin Gemelli në Romë dhe burime policore kanë konfirmuar se kanë marrë një kërkesë urgjente për shoqërim policor nga Vatikani pas orës 7 të mëngjesit, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv Mësuam më herët sot se infermierja personale e Papës Massimiliano Strappetti e pyeti atë përpara paraqitjes së tij të së dielës së Pashkëve nëse mendonte se mund ta menaxhonte atë. Papa kishte insistuar se ishte në rregull. Më pas, Papa e falënderoi dhe i tha: “Faleminderit që më ktheve në shesh”. Më pas ai kaloi një pasdite “të qetë” të së dielës dhe shijoi darkën e tij, bëhet e ditur nga Vatikani. /Klankosova.tv