Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

‘’Buqetë me nota shpirti’’ nga Elvana Gjata (VIDEO)

NULL NULL
18.04.2021 15:21
Në këtë projekt të saj, Elvana Gjata bëri të ditur se ka bashkëpunuar me tekstshkruesin, Pirro Çako, të cilin mes tjerash në një publikim të saj, ajo e falënderon për këtë krijimtari.

Këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata, ka befasuar edhe këtë herë me artin e saj në muzikë, duke sjellë ”Çelu”, albumin e saj më të ri, të lansuar së fundi.

Pjesë e këtij albumi janë disa këngë, gjashtë prej të cilave janë të shoqëruara me videoklipe, njofton Klan Kosova.

Shumë nga këngët e saj janë të llojit baladë, që kohëve të fundit është bërë edhe zhanri më i preferuar i Elvana Gjatës në muzikë.

Më poshtë mund të gjeni të listuara në klipe këngët: ”Kunadhe”, ”A po vjen”, ”Kur jemi dasht”, ”Jeta ime”, ”Mos u ngut” dhe ”Drandofilat”.

Në këtë projekt të saj, Elvana Gjata bëri të ditur se ka bashkëpunuar me tekstshkruesin, Pirro Çako, të cilin mes tjerash në një publikim të saj, ajo e falënderon për këtë krijimtari.

”Të falenderoj nga thellësia e zemrës time për çdo emocion, lot gëzimi dhe të qeshura pafund që kam përjetuar gjatë krijimit të kësaj buqete me nota shpirti!”, shprehet Elvana Gjata në dedikimin e saj ndaj këngëtarit, Pirro Çakos.

lajme të ngjashme