Bundestagu refuzon ligjin për azilin! NULL NULL 31.01.2025 18:57 31.01.2025 18:57 Pavarësisht protestave masive, Bundestagu ka vendosur! Shumica e deputetëve kanë hedhur poshtë ligjin e azilit CDU/CSU. Kjo u bë e ditur nga kryetarja Petra Pau pas votimit në lexim të dytë mbi të ashtuquajturin “Akt të Kufizimit të Fluksit”. Deputetët votuan si më poshtë: 338 pro, 350 kundër dhe 5 abstenime, shkruan Blick, transmeton Klankosova.tv Për kreun e CDU-së, Merz, ligji i refuzuar është për të ardhur keq. Sipas tij do të ishin dashur 367 vota. Këtij votimi i ka paraprirë debat i ashpër në parlament mes shumë polemikash.