Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bukuria e lindjeve në ujë, fotografja frymëzohet nga vdekja e foshnjës së saj (FOTO)

NULL NULL
15.10.2018 11:00

Një fotografe ka bërë një koleksion të imazheve që tregojnë lindjet e fëmijëve proces i zhvilluar nën ujë.

Kjo pasi ajo u frymëzua nga vdekja e djalit të saj në vitin 2013, njofton Klan Kosova.

Natalie Lennard, nga Worthing në Sussex, krijoi seri Aquadural duke fotografuar gra të zhveshura me foshnja kukullash nën ujë.

Imazhet tregojnë nënat që ende janë të lidhura me foshnjat e tyre nga kordoni i kërthizës dhe znj. Lennard, 32 vjeç, thotë se ekziston një “filozofi më e thellë për lindjet në ujë”.

Ajo u frymëzua nga përvoja e saj personale për t’u bërë nënë, pasi fëmija i saj i parë vdiq në vitin 2013.

Më pas ajo lindi një vajzë të shëndetshme në vitin 2015.

Zonja Lennard tha se donte t’i tregonte tregimet e nënave dhe të krijonte ‘imazhe më pozitive dhe frymëzuese të lindjes’.

 

 

lajme të ngjashme