“Bukur”, e Rakip Shabanit NULL NULL 04.06.2015 16:05 04.06.2015 16:05 Ekspozita që do të hapet sonte do të qëndrojë e hapur deri më 14 Qershor 2015. Kjo ekspozitë hapet në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Ekspozita vetjake e piktorit Rakip Shabani i prezanton publikut shqiptar dhe atij të huaj krijimtarinë e artistit përmes 50 veprave nga më përfaqësueset, në teknikën e akuarelit. Punimet e sjella në këtë ekspozitë i takojnë studios së piktorit, shkruan Kult Plus. Ekspozita përmban kryesisht imazhe peizazhesh nga zona të ndryshme të Shqipërisë, ku një vend të veçantë zë bregdeti i Vlorës. Artisti me pasion ka hedhur mbi letër imazhe nga Vranishti, Himara, Borshi, Elbasani, Vermoshi, Brari, Dajti, Thethi, Bënja, sipas një këndvështrimi herë nga sipër, por më shpesh të atij klasik horizontal. Piktori i pjekur tashmë, me një eksperiencë mbi 40 vjeçare, vazhdon të krijojë duke transformuar botën e tij të pikturës, ku ai bën një bashkëbisedim të ndjeshëm me ngjyrat, duke krijuar punime të freskëta, me dritë e transparencë e duke renditur artistin në një prej piktorëve më të njohur akuarelistë shqiptarë. Ekspozita që do të hapet sonte do të qëndrojë e hapur deri më 14 Qershor 2015.