Buduqnosti barazon serinë e finales në ABA liga NULL NULL 24.05.2021 21:58 24.05.2021 21:58 🕒 22:44 Buduqnosti në minutat e fundit ka arritur ta ngushtojë epërsinë ndaj Crvena zvezdës me rezultat 81-80. Skuadra nga Podgorica ka arritur të dalë në epërsi në sekondat e fundit të ndeshjes falë gjuajtjeve të lira. Epërsia e parë për Buduqnostin ishte kjo në minutat e fundit e cila edhe e ndihmoi ta barazojë serinë. Crvena zvezda ishte 2-1 në seri, por pas rezultatit të sotëm skuadra nga Podgorica e barazoi. 🕒 22:10 58-63 ka përfunduar çereku i tretë në mes të Crvena zvezdës dhe Buduqnostit. Edhe pse kanë pesë pikë diferencë, Crvena zvezda prapë është duke dominuar. Po dallohet prezenca e veteranit Simonoviq i Crvena zvezdës. 🕒 21:58 Crvena zvezda për momentin është në epërsi në lojën e katërt të finales së ABA Ligës kundër Buduqnostit. Gjatë pjesës së parë është vërejtur dominimi i Crvena zvezdës edhe pse Buduqnost po i rrin afër me pikë, njofton Klan Kosova. Rezultati momental është 44-52, ndërsa lojtari më i dalluar i ndeshjes është Loyd i Crvena zvezdës me 15 pikë.